Londra mirëpret konferencën për rindërtimin e Ukrainës

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet diplomatëve, politikanëve dhe biznesmenëve nga më shumë se 60 vende në Londër këtë mëngjes për të grumbulluar fonde për rindërtimin e Ukrainës.

Kryeministri britanik Rishi Sunak do të hapë konferencën me presidentin ukrainas dhe pritet të shpallë miliarda garanci për kredi bankare.

Për ndihmë të mëtejshme në këtë ngjarje do të zotohet Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është mes përfaqësuesve ndërkombëtarë që shpreson të bëjë që bizneset e mëdha të mbështesin Ukrainën.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly tha: “Ka të bëjë shumë me inkurajimin e sektorit privat për të investuar në rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Ukrainës.”

Ai tha për ta bërë këtë “ne duhet të demonstrojmë se ato investime do të jenë efektive dhe se ato do të jenë të sigurta” duke garantuar sigurinë afatgjatë të Ukrainës.

Banka Botërore vlerëson se rimëkëmbja e Ukrainës do të kushtojë më shumë se 313 miliardë paund – duke u rritur çdo ditë.


Top Channel

You may also like