LONDËR – Zelensky falënderon BM në emër të heronjve të luftës

by admin
Spread the love

LONDËR, 8 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbajti sot një fjalim në Parlament duke falënderuar qeverinë angleze në emër të heronjve të luftës të vendit të tij, për udhëheqjen e përgjigjes ndaj krizës.

“Populli i Britanisë së Madhe dhe përfaqësuesit e tyre të nderuar, i gjithë populli i Anglisë dhe Skocisë, i Uellsit dhe Irlandës së Veriut, i të gjitha vendeve që kanë qenë shtëpia e shpirtrave të guximshëm që nga krijimi i Evropës”, tha Zelensky duke iu drejtuar ligjvënësve në sallën “Westminster”.

“Kam ardhur këtu dhe qëndroj para jush në emër të trimave, në emër të heronjve tanë të luftës që tani janë në llogore nën rrezikun e zjarrit të artilerisë së armikut, në emër të gjuajtësve tanë ajrorë dhe çdo mbrojtës të qiellit që mbron Ukrainën kundër avionëve dhe raketave të armikut, në emër të tankistëve tanë që luftojnë për të rivendosur kufijtë tanë ukrainas, në emër të rekrutëve tanë që po trajnohen tani, përfshirë këtu në Britani të Madhe”, tha presidenti ukrainas, Zelensky.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like