LONDER – Sunak: Problemet e Britanisë së Madhe nuk do të ‘largohen’ në 2023

by admin
Spread the love

LONDER, 31 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Rishi Sunak ka paralajmëruar se problemet e Mbretërisë së Bashkuar nuk do të “shkurtohen” në vitin 2023 pas 12 muajsh “të vështira”, teksa dha mesazhin e tij të Vitit të Ri.

Kryeministri, në fjalimin e tij para publikut pas një viti të trazuar në politikën britanike, premtoi se “më e mira e Britanisë do të shfaqet në muajt e ardhshëm”, ndërsa vendi vazhdon të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Sunak gjithashtu priste me padurim kurorëzimin e mbretit George III më 6 maj, pasi ai parashikoi se kurorëzimi i monarkut do të ribashkonte vendin.

Duke e përshkruar vitin e kaluar si “të ashpër”, ai tha: “Ashtu siç po shëroheshim nga një pandemi globale e paprecedentë, Rusia filloi një pushtim barbar dhe të paligjshëm në të gjithë Ukrainën.

“Kjo ka pasur një ndikim të thellë ekonomik në të gjithë botën, nga i cili Britania e Madhe nuk është imune. Tani, e di që shumë prej jush e kanë ndjerë atë ndikim në shtëpi. Kjo është arsyeja pse kjo qeveri ka marrë vendime të vështira, por të drejta për të marrë nën kontroll kreditë dhe borxhin”, shtoi ai.

‘Tre muaj më parë, qëndrova në shkallët e Downing Street dhe premtova se do të punoja pa u lodhur për gjërat që kanë më shumë rëndësi për ju”, theksoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like