LONDËR – Stefanishyna: Veprimet ruse në Ukrainë përbëjnë një gjenocid

by admin
Spread the love

LONDËR, 20 mars /ATSH-DPA/- Nuk ka dyshim se veprimet ruse në Ukrainë përbëjnë një gjenocid, sipas zëvendëskryeministres ukrainase Olga Stefanishyna, raportoi Sky News.

Pyetjes nëse besonte se Rusia po kryente gjenocid në vendin e saj, Stefanishyna iu përgjigj: “Nuk është një pyetje, është thjesht realiteti me të cilin po përballemi të gjithë”.

Stefanishyna tha se prokurorët kishin hapur 2 000 hetime kundër forcave ruse, duke përfshirë akuzat për përdhunim dhe vrasje. Ajo tha se kushdo që kryen një akt të tillë duhet të ndiqet penalisht. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like