LONDËR – Mijëra protestues në sheshin Trafalgar në mbështetje të Palestinës

by admin
Spread the love

LONDËR, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Mijëra protestues pro-palestinezë janë mbledhur në sheshin Trafalgar të Londrës duke kërkuar një armëpushim në luftën Izrael-Hamas.

Demonstruesit mbanin një pankartë ku shkruhej “Ta mbajmë botën të pastër” me një foto të flamurit izraelit që hidhet në një kosh.

Një pankartë e ngjashme e shfaqur në një protestë në Varshavë u dënua nga ambasadori izraelit në Poloni si “antisemitizëm flagrant”.
Protestuesit e tjerë brohoritën “nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”, pavarësisht polemikave rreth kuptimit të sloganit.

Ministrja e Brendshme Suella Braverman e ka quajtur më parë sloganin antisemitik dhe ka pohuar se kuptohet gjerësisht se bëhet thirrje për shkatërrimin e Izraelit.

Megjithatë, protestuesit pro-palestinezë e kanë kundërshtuar këtë përkufizim.

Protestuesit gjithashtu u mblodhën në stacionin Charing Cross, i cili është afër Sheshit Trafalgar në qendër të Londrës, dje në mbrëmje.
Më herët gjatë ditës, 350 persona organizuan një protestë duke qendruar të ulur në Oxford Circus.

Braverman ka shkaktuar edhe më parë polemika duke i përshkruar demonstruesit që dolën në rrugë në mbështetje të një armëpushimi në Gaza si të përfshirë në “marshime urrejtjeje”.

Një grup aktivistësh u mblodhën gjithashtu jashtë Ministrisë së Brendshme në Westminster në kundërshtim me deklaratat e Braverman për refugjatët dhe tendat e ngritura nga njerëzit e pastrehë në hapësirat publike. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like