LONDËR – Cameron: Deklarata e Trump për NATO-n nuk ishte një qasje e arsyeshme

by admin
Spread the love

LONDËR, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron tha se deklarata e Donald Trump se Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk do të mbrojnë aleatët e NATO-s nëse ata nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen, nuk ishte një qasje e arsyeshme.

Cameron është ministri i parë i kabinetit që kritikoi në mënyrë eksplicite deklaratat e bëra nga kandidati republikan për president të shtunën.

“Downing Street” tha më vonë se kryeministri Rishi Sunak është i bindur se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë një aleat i besueshëm, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet e vendit këtë vit.

“Unë jam një mbështetës shumë i fortë i NATO-s. Kjo është ajo që na ndihmon për të na mbajtur të sigurt dhe që mbetet thelbësore, në këtë botë ku kemi parë pushtimin e tmerrshëm të paligjshëm të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin”, tha ministri i Jashtëm duke folur me gazetarët.

“Dhe në fakt NATO këtë vit është bërë më e fortë, me  bashkimin e Suedisë dhe Finlandës”, shtoi ai.

“Sigurisht që ne duam që të gjitha vendet, si ne, të shpenzojnë 2% të PBB-së, por mendoj se ajo që u tha nuk ishte një qasje e arsyeshme”, theksoi Cameron. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like