LONDËR – Britania e Madhe rrezikon të përjetojë një recesion

by admin
Spread the love

LONDËR, 25 qershor /ATSH-DPA/-Britania e Madhe rrezikon të përjetojë një recesion për shkak të krizës në rritje të kostos së jetesës dhe konfliktit në Ukrainë, ka paralajmëruar një raport i ri.

Perspektiva e fundit ekonomike e Britanisë së Madhe nga KPMG (rrjeti i shërbimeve të auditimit, taksave dhe këshillimore) ka parashikuar se rritja do të përgjysmohet në 3,2% këtë vit nga 7,4% në 2021, përpara rënies në 0,7% në 2023.

Rritja globale është duke u penguar nga lufta e vazhdueshme në Ukrainë dhe masat e izolimit në Kinë, të cilat kanë ndikuar në çmimet e mallrave dhe ofertën e kufizuar, ndërsa në Britaninë e Madhe efekti dytësor ndaj çmimeve pritet të ketë një rënie të mprehtë në shpenzimet e familjeve dhe bizneseve.

KPMG parashikon se Britania e Madhe do të përjetojë një recesion, siç përcaktohet nga produkti i brendshëm bruto (PBB) që bie në dy ose më shumë tremujorë të njëpasnjëshëm, dhe rënie të prodhimit me 1,5% në vitin midis tremujorit të tretë 2022 dhe tremujorit të tretë 2023 .

KPMG paralajmëroi se Britania e Msdhe do të përballet me një sërë erërash ekonomike, duke përfshirë një recesion të mundshëm në SHBA, të shkaktuar nga rritja e normave të interesit nga Rezerva Federale, si dhe një recesion i mundshëm i Eurozonës për shkak të problemeve me furnizimin me gaz në mes të tensioneve të vazhdueshme me Rusinë, të cilat të dyja do të rrisnin rënien e shpenzimeve konsumatore. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like