Lojtarin kroat e “lëshuan nervat” në Ligën e Konferencës, bashkëlojtarët e shmangin sulmin fizik ndaj gjyqtarit

by admin
Spread the love

Futbollisti kroat i Eintracht Frankfurtit, Kristijan Jakiq, përballet me një pezullim më të gjatë, pasi u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen mes Eintrachtit dhe PAOK-ut, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Konferencës.

Mesfushori kroat mori dy kartonë të verdhë në dy minuta pushim dhe më pas u “çmend” duke iu vërsulur gjyqtarit kryesor të ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Jakiq, pas marrjes së kartonit të dytë të verdhë, filloi një përballje me gjyqtarin polak Damian Syëlestrzak.

Siç dukej, Jakiq donte të merrej fizikisht me të, por shoku i tij i skuadrës arriti ta ndalonte atë. Marmoush dhe Aaronson e tërhoqën nga gjyqtari.

Pas kësaj Jakiq ka nisur të vrapojë drejt dhomës së zhveshjes, por gjatë rrugës ka arritur “kapet” edhe me stolin e kundërshtarëve, me të cilin ka shkëmbyer shumë fjalë të ashpra.

Është e sigurt që UEFA do ta ndëshkojë dhe ai mund të marrë një pezullim më të gjatë.

Në fund, PAOK-u triumfoi 1:2 kundër Entrachtit të Frankfurtit./Lajmi.net/

You may also like