Lojtari me origjinë shqiptare lë Turqinë, firmos në Bundesligë

by admin
Spread the love

Mërgim Berisha ka lënë Turqinë aty ku është pjesë e Fenerbahce dhe tashmë mund të konsiderohet një lojtar i Augsburg në Bundesliga.

Ndërkaq, Augsburg nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin në Bundesligë teksa në katër ndeshje, është mposhtur në tre duke marrë vetëm një fitore megjithatë, Berisha mund t’i japë një tjetër ritëm në fushë skuadrës.

Shqip shkruan se në sezonin e fundit me Fenerbahçe, Berisha u aktivizua në 22 ndeshje të kampionatit turk duke realizuar katër gola ndërsa tashmë përgatitet për aventurën më të rëndësishme të karrierës.

Vlen të theksohet se Berisha ka një karrierë të pasur edhe pse vetëm 24-vjeçar, teksa është shpallur kampionë Europe me Shpresat e Gjermanisë ndërsa ka fituar edhe Champions League për të rinjë me Salzburgun.


Top Channel

You may also like