Lojtari i Cadizit nervozohet fort me kundërshtarin – e kap për fanelle dhe e gjuan për tokë

by admin
Spread the love

Veprimi i futbollistët të Cadizit, Ruben Alcaraz në ndeshjen kundër Real Sociedadit në La Liga, ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Ai po kritikohet shumë për sjelljen e tij me kundërshtarin, futbollistin Kubo gjatë një dueli në fushë, në kuadër të javës së 18-të kampionale, shkruan lajmi.net.

Konkretisht, gjatë minutës së 85-të, Alcaraz e kap për fanelle Kubon dhe e gjuan në tokë.

Për shkak të kësaj sjellje, gjyqtari kryesor i takimit e ndëshkon Alcarazin vetëm me karton të verdhë.

Ndeshja ndërmjet Real Sociedadit dhe Cadizit u mbyll pa gola./Lajmi.net/

You may also like