Lobimi rus/ Kryesia e PD krijon grupin e auditit, kush e kryeson

by admin
Spread the love

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD-së është krijuar një grup auditi për të hetuar çështjen e lobimit me para ruse. Burime për Opinion.al bëjnë me dije se kryetare e grupit të auditit do të jetë Ledina Mandija.

Disa ditë më parë një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017, kohë kur drejtohej nga Lulzim Basha.

Kreu i PD, Sali Berisha në deklaratat e tij e kishte paralajmëruar, se do të ngrihej një grup auditimi për të hetuar këtë çështje, ndërsa ka akuzuar ish-kreun e PD, Lulzim Basha si përgjegjës për këtë çështje.

Po ashtu Partia Demokratike ka kërkuar rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë,  për të cilën thotë se është mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës tek gjyqtarët e korruptuar./Opinion.al

 

The post Lobimi rus/ Kryesia e PD krijon grupin e auditit, kush e kryeson appeared first on Opinion.al.

You may also like