Llukarevska: Me tatimin e solidaritetit do të përfshihen 200 kompani dhe pritet rreth 77 milionë euro të derdhen në Buxhet

by admin
Spread the love

Rreth 200 kompani do të duhej të përfshiheshin me tatimin e solidaritetit, kumtoi drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Sanja Lukarevska, ndërsa vlerësimet janë në bazë të analizave evidentues që i ka bërë DAP konform bilanceve tatimore që i kanë dorëzuar kompanitë në Drejtori.
“Flasim për të dhënave krahasuese, 2022, 2021 etj. Pritjet janë se rreth 76-77 milionë euro do të derdheshin në Buxhet përmes këtij tatimi të njëfishtë të solidaritetit”, tha drejtoresha e DAP-it, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp kushtuar marrëveshjes së arritur për rritjen e pagave të të punësuarve në Drejtori.

Lidhur me veprimtaritë e kompanive, që do të përfshihen me tatimin e solidaritetit dhe nëse janë të ndërlidhura ato vetëm me energjetikën dhe ata që kanë realizuar të ardhura të mëdha gjatë krizës energjetike, ajo u përgjigj se bëhet fjalë për një periudhë më të gjatë.
“Pavarësisht, këtu kemi periudhë krahasimi, që është pak më i gjatë nga kriza energjetike në kuadër të të dhënave”, tha Lukarevska.

Komisioni parlamentar për çështje evropiane dje e ka filluar debatin rreth amendamentit për Propozim ligjin për tatimin e solidaritetit, që me ndryshimet e propozuara të ligjeve për TVSH-në dhe për tatimin e fitimit, janë dorëzuar nga Qeveria me flamur evropian me procedurë të shkurtuar.

Propozimi i Ligjit për tatimin e solidaritetit i propozuar nga Ministria e Financave, parashikon vendosje të tatimit për solidaritet për vitin 2023 si tarifë publike e njëfishtë, e jashtëzakonshme dhe të përkohshme, me ç’rast obligues pagesor i këtij lloj tatimi është tatim-paguesi i fitimit konform Ligjit për tatimin e fitimit, i cili në vitin 2022 ka realizuar të ardhura të përgjithshme më të mëdha se 615.000.000 denarë.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like