Lloga: Vizita e Kurtit në Tetovë u përdor dhe u keqpërdor në Maqedoni e Kosovë

by admin
Spread the love

Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherazi ministër i Drejtësisë, Krenar Lloga, ishte i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21 me gazetarin Fatmir Aliu. Duke diskutuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe bashkëpunimin me partitë e tjera, njëherazi edhe me Vetëvendosjen në pushtet në Kosovë, Lloga u përgjigj se me Vetëvendosjen ata kanë një traditë të gjatë sepse i kanë ndihmuar dhe janë ndihmuar prej saj në shumë beteja politike.

“Ne kemi një traditë me Vetëvendosjen në Kosovë. Është një traditë shumë e mirë që shqiptarët e Maqedonisë e kanë dhe duhet ta kenë me të gjithë kryeministrat e Kosovës dhe Maqdonisë. Për ne kënaqësia ka qenë e dyfishtë, sepse kemi takuar një partner që na ka ndihmuar dhe i kemi ndihmuar nëpër betejat tona politike.”- tha Lloga.

Ndërsa i pyetur për vizitën e Kurtit në Shkup edhe Tetovë, duke takuar vetëm përfaqësuesit e opozitës shqiptare në Maqedoni, Lloga u përgjigj se kjo vizitë u përdor dhe u keqpërdor si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë.

“Është shumë situatë delikate që u përdor dhe u keqpërdor në Maqedoni , ashtu siç u përdor dhe u keqpërdor edhe në Kosovë. Le ta lëmë si një episod të shkëlqyer kur zoti Kurti erdh dhe promovoi rrugën e një prej shqiptarëve më të mëdhenj, siç ishte Adem Demaçi.”- u përgjigj Lloga.

You may also like