Lloga nga Këshilli Gjyëqësor kërkon lirimin e Loreta Gjorgieva nga Komisioni i raportuesve për shkak të konfliktit të interesit

by admin
Spread the love

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga përmes një letre me shkrim kërkon nga Këshilli Gjyqësor për shkak të konfliktit të interesit lirimin e Loreta Gjorgieva nga Komisioni i raportuesve sipas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës, kumtuan pasdite nga Ministria resore.

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në shkresën e tij drejtuar Këshillit Gjyqësor thekson se, edhe përkundër udhëzimit  paraprak për dorëzimin në kohë të materialeve, ato nuk i janë dorëzuar as para dhe as pas mbajtjes së seancës, e cila është mbajtur më 23 nëntor.

“Është e palejueshme që Ministri i Drejtësisë të informohet për pikat e rendit të ditës nga mediat përmes të cilave jemi njoftuar për zgjedhjen e Loreta Gjorgievës për anëtare të Komisionit. Për shkak të konfliktit të interesave dhe faktit se Gjorgieva mbrojti publikisht gjyqtarin Lazar Nanev, i cili së fundi u lirua nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Këshillit të TIK-ut, Ministri i Drejtësisë kërkon që Këshilli Gjyqësor të lirojë Gjorgievën nga Komisioni i raportuesve sipas kërkesave të paraqitura për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit”, thotë Lloga në shkresën drejtuar Këshillit Gjyqësor.

Nëse Gjorgieva nuk lirohet nga komisioni, Këshilli Gjyqësor kryen një precedent të keq që do të zvogëlojë besimin edhe ashtu të ulët të qytetarëve në sistemin e gjyqësorit.



You may also like