Lloga: Deri më tani nuk ka informacion shtesë për ekstradimin e Lupço Palevskit

by admin
Spread the love

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot në një deklaratë për mediat i pyetur se deri ku është procesi për ekstradimin e të dyshuarit të parë Lupço Palevski – Palço për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, tha se nuk ka asnjë informacion të ri për të dhe se nëse ka informacione të reja do të ndahen me publikun në kohë.

“Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion shtesë për ta ndarë me ju. E thamë edhe herën e fundit në konferencën për shtyp edhe me kryeministrin, kurdo që të kemi do ta ndajmë me opinionin dhe me ju”, deklaroi Lloga.
Paraprakisht, nga Departamenti për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare në Ministrinë e Drejtësisë informuan se procedura për ekstradimin e Lupço Palevskit ishte përgatitur ditën e njejtë pasi është marrë njoftimi zyrtar nga MPB për arrestimin e Palevskit.

MARKETING



You may also like