Lloga – Apasievit: Mësoji fëmijët e sektorit juridik në partinë “E Majta” të shkruajnë të vërtetën

by admin
Spread the love

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar ndaj kryetarit të “Levicës”, Dimitar Apasiev, i cili thotë se grafa etnike në certifikata të lindjes/vdekjes dhe certifikata të martesës është shfuqizuar pas iniciativës së tyre, përcjell TV21. Lloga thotë se iniciativa e “Levicës” për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për evidencën amë.

Reagimi i plotë i Llogës:

I nderuar profesor Apasiev, mësoji fëmijët e sektorit juridik në partinë “E Majta” të shkruajnë të vërtetën dhe me objektivitet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Iniciativa e “Levicës” për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për evidencën amë, nuk ka hyrë fare në procedurë pasi që nuk i ka pasur votat e nevojshme në seancë publike të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim, të cilin e miratoi dje Gjykata Kushtetuese, i referohet pjesës formale, për respektimin e afatit kushtetues për publikim në Gazetën Zyrtare, e jo për pjesën materiale (përmbajtjen).

Zoti Apasiev, ju si politikan, mund t’i lejoni vetes të manipuloni me reagimet populiste në opinion, por si profesor i drejtësisë, është e papranueshme të thoni të pavërteta.

Së pari, ky vendim nuk është sjellë me iniciativën Tuaj për të vlerësuar afatin ligjor, dhe së dyti, certifikatat dygjuhëshe nuk janë anuluar, ato janë të vlefshme dhe kanë qenë në përdorim edhe në kohën e Titos Tuaj. Ashtu do të vazhdojnë të jenë edhe më tej.”, ka reaguar ministri Krenar Lloga.

You may also like