Llapsuzi i madh i Arbanes bëhet hit

by admin
Spread the love

Mbrëmë (e premte) është mbajtur nata finale e spektaklit shumë të shikuar Big Brother VIP.

Aventura e cila zgjati afro katër muaj, shpalli si të parin e kësaj gare balerinin Ilir Shaqiri, i cili rezultoi më i votuari nga publiku dhe fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Pa dyshim që një vëmendje të madhe gjatë spektaklit mori edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila në nisje të natës finale zbuloi se është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të tretë.

“Këtë Big Brother e kemi prezantuar dy veta”, tha Osmani në nisje të programit, teksa mori urime dhe ovacione të shumta nga publiku në studio.

Megjithatë në disa momente, ajo bëri disa deklarata të çuditshme, të cilat kanë befasuar shikuesit e Big Brother.

Ajo i tha banores Einxhel Shkira në një moment: “Na ke zhgënjyer për mirë” – duke theksuar këtu faktin se pak veta e prisnin që ajo të shkonte në finale.

Të njëjtën frazë, Arbana e ka përsëritur edhe te banorja Beniada Nishani (Jakic) pak më vonë, duke i thënë: “I ke zhgënjyer gjithashtu për mirë të gjithë shqiptarët”.

Kjo shprehje e saj është kritikuar nga fansat e spektaklit, pasi është e pakuptimtë që një person “të zhgënjehet” për mirë, si kundër shprehja e duhur do të ishte në rastin konkret: “Na ke befasuar për mirë”.

Sido që të jetë, finalja e Big Brother VIP përfundoi me Ilirin si fitues, teksa në vend të dytë u rendit aktori Donald Veshaj, në të tretin Einxhel dhe në vendin e katërt Beniada.


You may also like