Llapi mposht Prishtinën, kalon në finale të Kupës së Kosovës

by admin
Spread the love

Llapi dhe Prishtina u takuan sot në “Zahir Pajaziti” për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan Insporti.

Skuadra e Llapit arriti ta rikthejë rezultatin dhe ta mposht Prishtinën për të kaluar në finale të Kupës së Kosovës.

Skuadra e Batatinës avancoi fillimisht me rezultat 1:0 me golin e realizuar nga Da Silva (58’).

Prishtina arriti të realizojë me anë të Otto John por goli ishte pozitë jashtë loje.

Ndërsa, golin e fitores e realizoi Rivera, pas asistit të Veliut.

Ekipi i Tahir Batatinës hyri në këtë ndeshje pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë.

Në finale të Kupës së Kosovës takohen Drita me Llapin.

/Insajderi.org

You may also like