Llapi e fortë për Feronikelin – vazhdon shkëlqimin meksikani i Llapit

by admin
Spread the love

Llapi ka arritur të fitojë si mysafirë ndaj Feronikelit me rezultat të pastër 0-2, përballje kjo në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ka qenë ekipi i Llapit të cilët që në minutat e para kërkonin të kishte konkretizim të gjuajtjeve të tyre drejt portës.

Francisco Rivera ka kaluar në epërsi ndaj Feronikelit në Drenas në minutën e 39-të, si dhe ka shënuar golin e tretë sezonal për Llapin.

Ka qenë Kastriot Selmani nga e djathta, i cili ka shmangur dy futbollistë dhe pas harkimit në zonë, meksikani Rivera realizoi për rezultatin 0-1.

Ndërsa sërish kanë qenë djemtë llapjanë të cilët kanë dyfishuar rezultatin në minutën e 62- të të takimit kur Bujar Pllana dhe portieri Florjan Smakiqi nuk u kuptuan në mbrojtje, dhe përfitoi sulmuesi i krahut Valmir Veliu.

Llapi pas këtij takimi ngjitet në vendin e pestë me 15 pikë, ndërsa Feronikeli renditet i fundit me vetëm 10 pikë.

You may also like