Ljubinka Brashnarska: Zakonisht personat që nuk kanë shtetësi i takojnë kategorive më të rrezikuara

by admin
Spread the love




Ljubinka Brashnarska, zëdhënëse e UNHCR- Shkup në emisionin debativ në TV SHENJA, duke folur për personat të cilët nuk kanë shtetësi, tha se ata për shkak statusit të tyre ata nuk kanë qasje as në të drejtat elementare njerëzore.

“E drejta themelore është e drejta e identitetit, e përkatësisë, por këta persona nuk e kanë këtë të drejtë njerëzore. Për shkak se nuk kanë certifikatë  ata nuk mund të kryejnë shkollë”, tha Ljubinka Brashnarska, zëdhënëse e UNICEF-Shkup.

Ajo tha se shumë shpesh personat që nuk kanë shtetësi, zakonisht i takojnë kategorive më të rrezikuara.

“Kam vizatuar edhe familje që jetojnë në shtëpi shumë të vogla, pa rrymë, pa TV, ku ata njerëz nuk mund të dinë se ka thirrje publike nëpërmjet TV-s, ngase ata nuk kanë rrymë. Por fqinjët janë ata, shokët, familjarët ata të cilët do ta shohin këtë emision dhe të cilët do të shohin se ka ndihmë falas juridike që jepet dhe mund lirisht të njoftohen ata persona që nuk kanë shtetësi të marrin ndihmën e nevojshme”, deklaroi Brashnarska, zëdhënëse e UNHCR- Shkup.

 


You may also like