Liverpooli shumë pranë blerjes së “yllit” të Benfikës

by admin
Spread the love

Darwin Nunez, sulmuesi i lindur në 1999, në pronësi të Benfikës, është objekti i dëshirave të gjysmës së Europës.

Futbollisti i kombëtares uruguaiane, pas një sezoni të luajtur në nivel shumë të lartë, gjatë të cilit shënoi 34 gola në 41 ndeshje, është gati për të bërë hopin cilësor.

Pas një interesimi që nuk u thellua kurrë nga Milani dhe kontakteve të para, por që nuk vazhduan nga ana e Manchester United, një tjetër klub i madh anglez është vënë në gjurmët e tij, Liverpuli.

Të kuqtë, që tanimë i janë dorëzuar idesë se këtë verë do të humbasin Sadio Mane, që është drejt largimit te Bayerni, dhe me mundësinë konkrete për të humbur me parametër zero dhe Mohamed Salah po shikojnë alternativat për të përforcuar sulmin. Liverpooli ka bërë edhe ofertën e parë, 85 milionë stërlina.

Tratativat pritet të vazhdojnë, por një ofertë e tillë është një mesazh i qartë i Liverpoolit, që nuk ka frikë nga kërkesat shumë të larta të Benfikës, që pretendon deri në 100 milionë paundë.

Nunez do të përfaqësonte një përforcim të rëndësishëm për skuadrën e “Anfield”, lojtari është një finalizues i një niveli shumë të lartë, shumë dinamik dhe teknik, i aftë të për të luajtur qoftë në majë të skuadrës, por edhe paksa më i tërhequr, duke marrë pjesë në krijimin e lojës, të gjitha këto cilësi që vlerësohen shumë nga trajneri Jurgen Klopp./ Shqip


Top Channel

You may also like