Liverpooli për përmbysjen e madhe në Bergamo

by admin
Spread the love

Atalanta mori një fitore të pabesueshme një javë më parë në Anfield (0-3) dhe i duhet thjesht të administrojë epërsinë e tre golave në takimit e kthimit, në Bergamo.

Skuadra italiane do të bëjë gjithçka për realizimin e kësaj ëndrre dhe statistikat janë në favorin e saj, pasi ka humbur vetëm një nga 22 ndeshjet e fundit të UEL (13 fitore, 8 barazime).

Situata te Liverpooli është e nderë, sidomos pas humbjes së fundit 1-0 nga Crystal Palace.

Sa u përket formacioneve, Klopp i ka besuar fanellën e titullarit holandezit Gakpo, duke ulur në stol Darëin Nunez.

Nga ana tjetër, Gasperini i beson dyshes Scamacca-Miranchuk, me Koopmeiners në rolin e trekuartistit.

You may also like