Liverpooli nuk gabon, mposht në transfertë Aston Villan

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Liverpool rikthehet me fitore në Premier League pas ndalesës së Kupës së Botës. Të besuarit e Jurgen Klopp mposhtin në transfertë në “Boxing Day” Aston Villan me rezultatin 3-1.

“The Reds” nuk e vunë asnjë moment në diskutim fitoren. Ndeshja nis menjëherë në sulm nga ana e Liverpoolit që gjen edhe golin e avantazhit pas pesë minutash lojë me yllin Mohamed Salah.

Goli i dytë vjen nga mbrojtësi Virgin van Dijk në minutën e 37 dhe e çon ekipin e tij në dhomat e zhveshjes në avantazhin e dyfishtë. Në pjesën e dytë, Aston Villa ngushton diferencat me Ëatkins. Megjithatë, Liverpool realizon edhe golin e tretë që vulos rezultatin final të takimit me anë të talentit Bajcetic.

Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në kuotën e 25 pikëve në vendin e gjashtë. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like