Liverpooli gjen “formulën” për të mbërritur tek “ylli” i Dortmundit

by admin
Spread the love

Siç raportohet edhe nga mediet britanike, “të kuqtë” po mendojnë të përfshijnë kartonin e Naby Keita në marrëveshje për të arritur te Bellingham. Kontrata e Keita me Liverpoolin përfundon në verën e vitit 2023, megjithatë një opsion rinovimi nuk përjashtohet. Sipas Super Sport mesfushori po kërkohet me ngulm nga Borussia e Dortmundit dhe drejtuesit e Liverpoolit janë të gatshëm për ta lënë të lirë që në merkaton dimërore, por me kushtin e vetëm që të përfshihet në marrëveshje edhe “ylli” Bellingham dhe sigurisht një shumë e lartë për ta transferuar atë në “Anfield”.

Megjithatë, asgjë nuk do të jetë e lehtë për Liverpoolin, pasi konkurenca për shërbimet e Bellingham është e fortë dhe drejtuesit “verdhezinj” do të mundohen të përfitojnë sa më shumë nga ana financiare.

Borussia kërkon një shumë prej 150 milionë eurosh për Bellingham dhe gjermanët janë të favorizuar edhe për faktin se kontrata e Bellingham me Dortmund përfundon në vitin 2025.

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like