LIVE XHENOA-JUVENTUS/ Ekuban jep asistin, barazohen shifrat që në startin e pjesës së dytë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Juventusi zbret sot përsëri në fushë para Interit, në një sfidë ku do të tentojë që të parakalojë zikaltrit në renditje dhe të vërë nën trysni këta të fundit para duelit delikat ndaj Lacios.

Vendasit vijnë në këtë sfidë pa Reteguin në sulm, por me Mesias i cili do të luajë nga minuta e parë përkrah Gudmundson.

Ndërkohë, Alegri ka lënë jashtë Rabio, i cili ka probleme fizike, duke i bërë hapësirë Miretit. Gjithashtu, ai ka konfirmuar në sulm dyshen Kieza-Vlahoviç.

LIVE XHENOA-JUVENTUS 1-1
49′ Gudmundson / 28′ (p) Kieza

GOLI I GUDMUNDSON (VIDEO)

GOLI I KIEZA (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

XHENOA (3-5-2): Martinez; Dragusin, Bani, Vaskuez; Sabeli, Frendrup, Badelj, Malinovski, De Uinter; Mesias, Gudmundson.
Trajner: A. Xhilardino

JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Danilo; Kambiaso, MekKeni, Lokatelli, Mireti, Kostiç; Vlahoviç, Kieza.
Trajner: M. Alegri

PANORAMASPORT.AL

You may also like