LIVE SHORTI I EURO 2024/ Talentet iberike për kuqezinjtë, Spanja është kundërshtari i parë në grup

by admin
Spread the love

Shqipëria mban frymën sot pasi në Hamburg të Gjermanisë hidhet shorti për fazën finale të Europianit 2024. Kuqezinjtë do të mësojnë tre kundërshtarët që do të kenë në grup, sipas vazove përkatëse që janë ndarë në përfundim të kualifikueseve.

Deri tani janë përcaktuar 20 skuadra nga ndeshjet eliminatore, Gjermania që është kualifikuar automatikisht si vend organizator dhe tri vendet e fundit do të vendosen nëpërmjet fazës “playoff” që do të mbahet në mars 2024. Ekipi i Silvinjos pasi mbaroi ndeshjet kualifikuese në vendin e parë, është pozicionuar në vazon e dytë, bashkë me kombëtaret e Danimarkës, Hungarisë, Turqisë, Rumanisë dhe Austrisë, me të cilat nuk mund të përballemi në fazën e grupeve.

Në vazon e parë janë: Gjermania, Anglia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Portugalia. Në të tretën: Holanda, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Kroacia dhe Çekia. Ndërsa në vazon e katërt: Italia, Serbia dhe Zvicra deri tani, si edhe tri vendet e “playoff”-it.

LIVE SHORTI

GRUPI A: Gjermani, Hungari
GRUPI B: Spanjë, Shqipëri
GRUPI C: Danimarkë, Angli,
GREPI D: Austri, Francë
GRUPI E: Belgjikë, Rumani
GRUPI F: Portugali,Turqi

CEREMONIA LIVE

Ora 18:32 – E ka radhën shorti për vazon e dytë.

Ora 18:31 – Nis shorti për skuadrat e vazos së parë

Ora 18:29 – Prezantohet edhe maskota zyrtare e EURO 2024 i cili sjell goglën që mban emrin e Gjermanisë që pozicionohet në Grupin A automatikisht.

bandicam 2023-12-02 18-28-43-504

Ora 18:27 – Zv/sekretari i UEFA-s, Xhorxho Marketi, prezanton procedurën e shortit të EURO 2024.

Ora 18:21 – Prezantohet edhe bashkëpunimi mes grupeve Meduza, One Republic dhe Kim Petras për himnin e turneut.

Ora 18:19 – Në skenë pas Bufon ngjiten edhe ambasadorët e tjerë të ceremonisë: Angelos Karisteas, Stiv MekManaman, Rikardo Kuaresma, Brajan Laudrup, Bleis Matuidi, Uesli Shnajder, Tomas Rosiçki, Sami Khedira dhe David Silva.

Ora 18:15 – Në skenë ngjitet Xhanluixhi Bufon, i cili sjell me vete edhe trofeun e Europianit.

bandicam 2023-12-02 18-16-22-092

Ora 18:00 – Nis ceremonia në sallën e Operave të Hamburgut, me një performancë muzikore nga kori dhe orkestra kombëtare gjermane.

 

1 2 3 4

PANORAMASPORT.AL

You may also like