LIVE ROMA-MILAN/ Dy gola, shtylla, traversë dhe një i kuq. Mbyllet një pjesë e parë shumë argëtuese (VIDEO)

by admin
Spread the love

Roma dhe Milani luajnë sot në “Olimpico” aktin e dytë të çerekfinaleve të Ligës së Europës. Dy skuadrat e duan me çdo kusht kalimin në tyrin tjetër, ndaj do të jetë një ndeshje padyshim shumë e luftuar.

Roma ka avantazhin minimal nga ndeshja e parë në ”San Siro”, ku ka fituar me rezultatin 1-0. Megjithatë, kuqezinjtë e Piolit nuk do dorëzohen lehtë, teksa synojnë të fitojnë për herë të parë në historinë e tyre trofeun..

LIVE ROMA-MILAN 2-0
12′ Mançini, 22  Dibala

NGJARJET KRYESORE

45’+8’ Mbyllet pjesa e parë më shifrat 2-0 për Romën.

45’+2’ Pulisiç mundohet të gjejë golin me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera fluturon mbi traversë.

45’ Jepen 7 minuta shtesë në fund të pjesës së parë.

43’ Dibala del nga fusha e lojës për t’i bërë vend Jorente,

39’-41’ Pas një harkimi në zonën e Romës, janë tre lojtarë radhazi që prekin topin me dorë. Zhiru është i pari e pastaj Smalling e Mançini. Milani kërkon penallti, gjyqtari pasi verifikon me VAR, jep faull në sulm. (VIDEO)

40’ Benaser del nga fusha e lojës, për t’i bërë vend Joviç.

36’ Leao nga e majta harkon në zonë ku Loftus-Çik gjuan me kokë drejt portës, por sfera ndalet nga Spinacola. (VIDEO)

32’ Roma mbetet me 10 lojtarë pasi Çelik bën një ndërhyrje për të ndalur Leaon dhe ndëshkohet me karton të kuq. (VIDEO)

28’ Probleme fizike për Lukakun, i cili i lë vendin në fushë Abraham në radhët e Romës.

22’ GOOOL ROMA! Lukaku niset i vetëm në të djathtën dhe pasi shtrin dy mbrojtës të Milanit, pason në qendër ku Gabia tenton të largojë sferën. Por topi shkon te Dibala i cili me një gjuajtje perfekte dyfishon shifrat. (VIDEO)

19’ Mundësi e shkëlqyer e Milanit për të barazuar, por gjuajtja e Loftus-Çik përplaset në traversë e më pas mbrojtja largon sferën. (VIDEO)

17’ Rrëmujë në zonën e Romës pas një goditje këndi të Milanit, gjyqtari ndal lojën për një faull të Gabia ndaj Smalling. (VIDEO)

12’ GOOOL ROMA! Pelegrini gjuan nga jashtë zonës dhe godet shtyllën, Mançini i vëmendshëm kthen topin në rrjetë. (VIDEO)

11’ Çelik mundohet të nisë një top në zonë nga e djathta, mbrojtja largon rrezikun.

8’ Lojë mjaft agresive e dy skuadrave në këto minuta, nuk kursehen ndërhyrjet e gabuara për të ndalur sulme që mund të jenë të rrezikshme.

4’ Protesta të Zhiru për një mbajtje në zonë ta Smalling, gjyqtari vazhdon lojën. (VIDEO)

1’ Nis ndeshja në “Olimpico”.

 

sadsdasdadsadsasads

PANORAMASPORT.AL

You may also like