LIVE| Osmani pritet nga Metsola në Parlamentin Evropian

by admin
Spread the love

11:10 – Osmani pritet nga Metsola në Parlamentin Evropian

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Osmani pritet ta ketë një takim bilateral me Metsolan përpara adresimit që do ta bëjë përpara deputetëve të Parlamentit Evropian.

Ky adresim i Osmanit do të jetë i pari që prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nga ora 11:00 do të takohet me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Nuk dihet se cila do të jetë tema e diskutimit mes Osmanit dhe Metsolas, por, nga ora 11:30, e para e shtetit do të mbajë një fjalim në Parlamentin Evropian.

Osmani, gjatë adresimit do të flet për arriturat e Kosovës dhe të ardhmen evropiane të vendit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like