LIVE në Rubikon| Surroi: Porosia e ShBA-së të pranohet dhe të ketë bashkëbisedim rreth saj (VIDEO)

by admin
Spread the love

20:25 – Surroi: Zgjedhjet në veri nuk prodhuan pushtet legjitim (VIDEO)

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në komunat veriore të vendit nuk janë legjitime.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka folur për zhvillimet e fundit në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

“E fillojmë në Zveçan mbërrijmë në Ukrainë kjo është çështje e sigurisë. Nëse e marrim vetëm nga aspekti i sigurisë kemi të bëjmë me një krize evropiane, kjo është një pjesë e vogël e një krize të madhe që e trazon kontinentin evropian”.

“Nëse e marrim nga aspekti politik, aq sa ka të bëjë me Zveçanin aq ka të bëjë me demonstratat në Beograd që pushteti i Beogradit po mundohet ta drejtojë vëmendjen këtej në mënyrë që t’i ikë një pakënaqësie të thelluar të qytetarëve serbë”.

“Kemi të bëjmë me disa segmente, kemi të bëjmë me zgjedhje që ne duhet t’i identifikojmë realisht, zgjedhjet në veri nuk prodhuan pushtet legjitim, ato prodhuan pushtet legal pra u përmbush një obligim legal i mbajtjes së zgjedhjeve dhe është e qartë se ata që u zgjodhën si kryetar nuk perceptohen si legjitim nga shumica e popullatës në këto komuna. Rrjedhimisht duhet gjetur zgjidhjen në mënyrë që të arrihet një pushtet legjitim brenda për brenda legalitetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Surroi.


Publicisti Veton Surroi ka thënë se porosia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të pranohet nga Qeveria e Kosovës lidhur me tensionimin e situatës në veri të vendit.

Në emisionin Rubikon në Shqip, ai ka shtuar se kjo porosi duhet trajtuar sepse ka të bëjë decedivisht me sigurinë dhe stabilitetin në vend.

“Po, është një situatë e paprecedentë edhe është vështirë të krahasohet me një periudhë tjetër. Kemi të bëjmë me një fakt, pra kemi të bëjmë me shprehjen e pakënaqësisë së ShBA-së me veprimet në një segment të veçantë të sigurisë”.

“Dhe këtë porosi duhet pranuar, trajtuar dhe siç bëjnë miqtë duhet biseduar rreth saj”.

Tutje, ai ka theksuar se situata duhet të analizohet ashtu siç është, pa hyrë në detaje se si erdhi deri këtu.

“E vetmja formë në të cilën do trajtuar është duke u dakorduar sepse kemi të bëjmë me një përgjegjësi të veçantë që kanë ShBA-të dhe KFOR-i për ruajtjen e sigurisë dhe të stabilitetit të vendit”.

“Prandaj është një detyrë e përbashkët e dakordimit rreth masave të sigurisë”.

klankosova.tv

You may also like