LIVE Milan-Atalanta/ Momente tensioni! Bergamaskët kërkojnë penallti, Gasperini ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ka startuar në orën 21:00, dueli mes Milanit dhe Atalantës i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kupës së Italisë. Të dyja skuadrat do të kërkojnë një biletë për në gjysmëfinale në përballjen që pritet të jetë tepër e luftuar në fushë.  

Nuk mungojnë surprizat edhe për sa i përket formacioneve zyrtare. Pioli nga minuta e parë aktivizon Gabian e rikthyer që do të formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes së bashku me Teo Hernandez, ndërkohë që nga krahu i majtë është graduar i riu Jimenez. Një vend titullari e ka fituar edhe i riu tjetër Musah që po bën mjaft mirë me milanistët. Ndërkohë që sulmi formohet nga Pulisiç-Leao dhe Joviç.  

Për sa i përket Atalantës, bie në sy aktivizimi si titullar i Gjimshitit që është padyshim lideri i mbrojtjes të Atalantës. Duel special edhe për De Ketelare që vjen me statusin e ishit.  

LIVE: MILAN-ATALANTA 0-0

KOMENTI: 

42′ Zëvendësim i detyruar edhe te Atalanta, kapiteni De Run lë fushën i dëmtuar, vendin e tij e merr Pasaliç.

39′ Zëvendësim i detyruar te Milani, largohet nga fusha Gabia i dëmtuar, vendin e tij e merr Kjaer.

38′ Momente tensioni, trajneri Gasperini ndëshkohet me karton të kuq për protesta (VIDEO)

36′ Shans i artë për Atalantën, me De Katelaren që asistoi me kokë për kapitenin De Run, por ky i fundit nuk arriti të zotëronte topin duke u përplasur me Gabian, miqtë kërkojnë penallti (VIDEO) 

19′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Milani me Musah, tentativa e tij grushtohet në goditje nga këndi (VIDEO) 

10′ Minuta të qeta, me të dyja skudrat që tentojnë të krijojnë shanset e tyre, por pa sukses. Ende asnjë tentativë në kuadrat.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:  

FORMACIONI

PANORAMASPORT.AL

You may also like