LIVE JUVENTUS-ROMA/ Shpërthen festa në stadium, Rabio tund rrjetën për bardhezinjtë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Juventus-Roma është suspersfida që mbyll javën e 18 të Serisë A, por edhe ndeshjet e këtij kampionati për vitin 2023.

Të dy skuadrat kanë objektiva të rëndësishëm në këtë sezon dhe duan me çdo kusht tre pikët në këtë përballje shumë të rëndësishme për luftën për titull dhe Champions.

Në radhët e bardhezinjve, Alegri ka konfirmuar titullar talentin Jilldiz. Ndërsa nga ana tjetër, Murinjo ka rikuperuar edhe Dibalan, duke e hedhur në fushë përkrah Lukakut nga minuta e parë.

LIVE JUVENTUS-ROMA 1-0
47′ Rabio

NGJARJET KRYESORE

47’ GOOOL JUVENTUS! Aksion i shpejtë i bardhezinjve në krahun e majtë të sulmit, Rabio shfaqet i vetëm para portës dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

45′ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime te dy ekipet.

45′ Mbyllet pa gola pjesa e parë. 

43’ Pas një harkimi në zonë që nuk u largua mirë nga mbrojtja e Romës, Kostiç mposht Rui Patrision por Ndika me kokë ndal topin para se të kalojë vijën fatale. (VIDEO)

31’ Dibala provon me një “trivella” me të majtën, sfera kalon jashtë, jo shumë larg portës së Sheznjit. (VIDEO)

29’ Jilldiz bën gjithçka mirë me një driblim të shpejtë në të majtën, gjuajtja e tij nuk gjen portën e Romës. (VIDEO)

27’ Vlahoviç provon një roveshatë thuajse të pamundur nga jashtë zonës, sfera nuk shkon shumë larg shtyllës së portës së Rui Patrisio. (VIDEO)

19’ Vlahoviç i shmanget Jorente por gjuajtja e tij në zonë ndalet nga Mançini me një ndërhyrje vendimtare. (VIDEO)

17’ Ndeshja nis të bëhet më e ndezur, me faulle të shumta në mesfushë për të ndaluar kundërshtarët.

13’ Lukaku tenton në anën tjetër me një goditje nga distancë e largët, me sferën që nuk shqetëson Sheznjin.

11’ Vlahoviç hyn me shpejtësi në zonë dhe gjuan në ecje e sipër, përsëri pa shënjestrën për të gjetur portën.

9’ Vlahoviç mundohet të gjejë golin me një gjuajtje nga jashtë zonës, pa shënjestrën e duhur për të çuar sferën në portë. (VIDEO)

4’ Shtyllë për Romën! Pas një harkimi në zonë, Kristante gjuan me forcë por topi devijohet dhe shkon në shtyllën në të majtë të Sheznjit. (VIDEO)

1′ Nis dueli i Torino.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (3-5-2): Sheznjki; Gati, Bremer, Danilo; Ueah, MekKeni, Lokateli, Rabio, Kostiç; Vlahoviç, Jilldiz.
Trajner: Masimiliano Alegri

Roma (3-5-2): Rui Patrisio; Mançini, Jorente, Ndika; Kristensen, Kristante, Paredes, Bove, Zalevski; Dibala, Lukaku.
Trajner: Zhoze Murinjo

PANORAMASPORT. AL

You may also like