LIVE JUVENTUS-FROZINONE/ Dopietë e Milik, bardhezinjtë e Alegrit në avantazh të dyfishtë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ka startuar në orën 21:00 dueli mes Juventusit dhe Frozinones i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Bardhezinjtë e Alegrit vijnë si favoritë absolutë në letër për t’u kualifikuar për më tej, ndërkohë në krahun tjetër, Frozinone do të tentojë gjithçka për gjithçka për të kërkuar mrekullinë.  

Të dy trajnerët kanë bërë ndryshime të shumta për sa i përket formacioneve titullare. Te Juventusi nuk preferuar nga minuta e parë Vlahoviç teksa sulmi i është besuar turkut Jilldiz dhe Milik. Ndërkohë në krahun tjetër bie në sy aktivizimi nga minuta e parë i talentit me origjinë shqiptare, Ibrahimoviç, ndërkohë që sulmuesi i Kombëtares, Marvin Çuni nuk është i disponueshëm.  

Ndërkohë vlen të theksohet fakti se te Juventusi në stol ndodhet mesfushori me origjinë shqiptare Luis Hasa.

LIVE: JUVENTUS-FROZINONE 2-0

Milik 11′ (p), 38′

RASTET: 

GOLI I DYTË I MILIK: VIDEO

GOLI I MILIK ME PENALLTI: VIDEO

PENALLTIA E FITUAR NGA MIRETI: VIDEO

FORMACIONET ZYRTARE:

Juventus (3-5-2): Perin; Gati, Bremer, Danilo; Ueah, MeKeni, Lokateli, Mireti, Kostiç; Jilldiz, Milik. Trajner: Masimiliano Alegri. 

Frozinone (3-4-3): Kerofolini; Okoli, Romanjoli, Lusuardi. Lirola, Breshianini, Maciteli, Garritano; Harroui, Kaio Jorge, Ibrahimoviç. Trajner: Eusebio Di Françesko. 

formacionet

PANORAMASPORT.AL

You may also like