LIVE| Gërvalla pas takimit me Fajon: Serbia është aleatja më e afërt e Rusisë (VIDEO)

by admin
Spread the love

11:30 – Fajon nuk e komenton rastin e ambasadorit Martin Berishaj

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, nuk e ka komentuar rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili akuzohet për shpërlaje parash në shtetin slloven.

Ajo, në një konferencë për media pas takimit që pati me homologen kosovare, Donika Gërvalla, u pyet nga gazetarët për Berishajn.

“Për çështjet që kanë të bëjnë dhe merret sistemi i drejtësisë, unë nuk do të komentoj”, ka thënë Fajon.

11:26 – Gërvalla thotë se Serbia është aleatja më e afërt e Rusisë

“Andaj edhe kërcënimet që i bën, kërkojnë një përgjigje të përbashkët, një përgjigje të unifikuar me qëllim që strategjitë e tilla të mos funksionojnë në vendin tonë”.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim homologen nga Sllovenia, Tanja Fajon.

Në një konferencë për media, Gërvalla ka theksuar se Serbia është aleatja më e afërt e Rusisë, njofton Shqip.
“Kosova në vazhdimësi nuk e ka fshehur aspiratën e saj për tu anëtarësuar në NATO. E dimë që edhe brenda NATO-s dhe BE-së ka biseda intensive për situatën tonë”.

“Nuk mund ta heq faktin që fqinji ynë Serbia është aleatja më e afërt e Rusisë – madje ka edhe marrëveshje të lidhura rreth politikës së jashtme të koordinuar”.

“Andaj edhe kërcënimet që i bën, kërkojnë një përgjigje të përbashkët, një përgjigje të unifikuar me qëllim që strategjitë e tilla të mos funksionojnë në vendin tonë”.

11:16 – Fajon: Kosova dhe Serbia t’i nisin negociatat për propozimin franko-gjerman 

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i fillojnë negociatat për planin franko-gjerman në kuadër të dialogut.

Ajo, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka përmendur edhe situatën në veri që ishte javë më parë.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, duam një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë. Tensionet në veri, kam thënë që Kosova duhet të të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve nuk duhet të bëhet eskalimi i gjendjes atje”.

“Të fillojnë negociatat, që të flasin në lidhje me propozimin e sponzorizuar nga BE-ja në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”,ka thënë Fajon.

Fajon ka theksuar se Sllovenia e mbështet rrugën e integrimit evropian të Kosovës.

“Sllovenia dhe Kosova kanë shumë lidhje, ne kemi lidhje aq të forta, ku mund të them se në fillim të këtij, viti ju urojë të gjithëve për suksesin e përbashkët që kemi arritur në liberalizimin e vizave për kosovarët. Po ashtu, do ta mbështesim Kosovën në anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka thënë Fajon. / Klankosova.tv/

11:12- Gërvalla për Berishajn: Ambasadori s’shkarkohet me spekulime – presim informacion zyrtar

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim homologen nga Sllovenia, Tanja Fajon.

Pas takimit, ato kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë dhënë detaje në lidhje me bisedën që u zhvillua ndërmjet tyre.

E pyetur nga gazetarët për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, Gërvalla ka thënë se deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar se Berishaj ka bërë ndonjë shkelje.

“Unë kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj nga shtetet të cilat janë përmendur që të na japin informacione se a janë të vërteta apo spekulime të medieve të ndryshme akuzat ndaj tij”.

“Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale – ai shkarkohet kur ka arsye faktike”.

“Deri në këtë moment unë nuk kam asnjë informacion të vetëm zyrtar që shkelje të tilla kanë ndodhur”.

“Sot në mëngjes kam folur me ambasadorin Berishaj dhe ai ka treguar gatishmërinë që të bëjmë një konferencë të përbashkët për shtyp ku ai do të mund t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve”.

You may also like