LITUANI – Qeveria zgjat gjendjen e jashtëzakonshme në përgjigje të luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

RIGË, 28 qershor /ATSH-DPA/- Lituania ka zgjatur deri më 15 shtator gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare të vendosur në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Gjendja e jashtëzakonshme u lejon autoriteteve në vend të ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet dhe njerëzit në rajonet kufitare të vendit. Gjithashtu përfshihen masa për mbrojtjen e strukturave dhe infrastrukturës strategjike.

Transmetimi i programeve radiotelevizive nga Rusia ose Bjellorusia është gjithashtu i ndaluar, si dhe çdo ngjarje publike që shpreh mbështetje për pushtimin rus.

Tetëdhjetë anëtarë të parlamentit mbështetën vendimin për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme me shtatë vota kundër dhe 28 abstenime. Kundërshtarët thanë se nuk ka arsye për të mbajtur të gjithë vendin në gjendje të jashtëzakonshme dhe se kufizimet në zonën kufitare do të mjaftonin.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMargariti pret homologen malazeze: Ballkani Perëndimor, potenciale pa kufij
Artikulli tjetërIbrahimaj: Zbatim reformës së kontabilitetit të sektorit publik

You may also like