Lista e kombëtares për ndeshjen me Moldavinë – Shqip

by admin
Spread the love

Risia e vetme, Arbnor Muçolli rikthehet në përfaqësuese

Arbnor Muçolli rikthehet me fanellën kuqezi pas një viti që nga miqësorja me Armeninë në Nëntor të 2022.

Ky është i vetmi ndryshim në listën e trajnerit të kombëtares për ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Sulmuesi shqiptar po kalon një formë mjaft të mirë në radhët e skuadrës së Göteborg në Suedi.

Tetë sulmues ka grumbulluar braziliani dhe duket qartë se kërkon të fitojë dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të euro 2024.

Pjesa tjetër e futbollistëve nuk ndryshon nga ata që ishin të pranishëm në ndeshjen e fundit zyrtare kundër Çekisë

Skuadrës do t’i bashkohen lojtarë duke nisur nga kjo fundjavë ndërsa grupi do të jetë i plotë më 13 Nëntor.

Trajneri ka edhe disa futbollistë në listë pritjeje, por deri tani të gjithë të grumbulluarit gëzojnë formë të mirë e mbi të gjitha, moralin e kanë të lartë me besimin se kualifikimi do të arrihet që në ndeshjen e parë, atë më Moldavinë.

Tv Klan

 

You may also like