Lirohet presidenti i klubit turk që grushtoi gjyqtarin, tifozët e presin si hero

by admin
Spread the love

Faruk Koca, ish-presidenti i Ankaragucu që sulmoi fizikisht gjyqtarin turk, Halil Umut Meler, është liruar në pritje të gjykimit.

Koca u arrestua me disa persona të tjerë, më 12 dhjetor, për sulmin fizik ndaj gjyqtarit turk në fushën e lojës, për t’u liruar 15 ditë më vonë në pritje të gjykimit, njoftojnë mediat turke, përcjell lajmi.net.

Mediat turke kanë publikuar pamje nga momenti kur Faruk Koca lirohet nga paraburgimi.

Një numër i madh i tifozëve të Ankaragucu kanë dalur në rrugë për ta pritur Kocan nga paraburgimit.

Siç shihet në pamje, tifozët e klubit turk e kanë pritur si hero ish-presidentin e Ankaragucut.

Faruk Koca sulmoi gjyqtarin Meler pas përfundimit të ndeshjes Ankaragucu – Rizespor, duke zbritur në fushë dhe duke e goditur me grusht atë.

Mëposhtë mund të shihni pamjet e lirimit të tij./Lajmi.net/

You may also like