E mërkura është rezervuar për ndeshjet e jo komplete të javës së tetë të sezonit vjeshtor në Ligën e pare të volejbollit në kategorinë e meshkujve.
Takimi më interesantë do të zhvillohet në sallën e shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë, me dy skuadrave tetovare Liria e Zherovjanit dhe ekipi i Universitetit të Tetovës.
Në shtatë xhirot e zhvilluara deri tani Liria e Zherovjanit ka gjashtë fitore dhe vetëm një humbje, kundrejt ekipit studentor që kanë katër fitore dhe tre humbje. Pra sonte mund të presim një ndeshje që do të kënaq tifozët e pranishëm në sallën sportive me fillim në orën 20:00.
Në Veles skuadra e Borecit është nikoqire e ekipi tetovar Shkëndija. Vendasit deri më tani kanë tre fitore e katër humbje , ndërsa Shkëndija ka shënuar katër fitore e tre humbje. Ndeshja Boreci – Shkëndija zhvillohet në sallën sportive “Park” në Veles me fillim në orën 17:00 .
Sot zhvillohen edhe ndeshjet Vesna Probishtip – Makedonija Xhio dhe Susheva – Vardari. Ndeshja Rabotniçki – Janta Volej zhvillohet të premten , ndërsa derbi UGD Shtipi – Strumica do të zhvillohet më 6 dhjetor.
Volejboll meshkuj, java e tetë, takohen;
Boreci – Shkëndija
UGD Shtipi – Strumica
Liria – Universiteti i Tetovës
Rabotniçki – Janta Volej
Susheva – Vardari
Vesna Probishtip – Makedonija Xhio