Lionel Messi josh gjithë botën! – Shqip

by admin
Spread the love

Argjentinasi në skadencë kontrate me PSG-në, oferta nga e gjithë bota

Me merkaton e dimrit të mbyllur, tashmë është koha për të pritur muajt e verës. Shumë futbollistë kanë hyrë në fundin e kontratës, mes të cilëve 7 herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi. Argjentinasi ka edhe 6 muaj në kontratën me PSG-në dhe ka lirinë e plotë për të nisur bisedimet me ekipet e interesuara. Francezët i kanë ofruar tashmë rinovimin, gjithsesi përgjigjia e Messit momentalisht nuk ka mbërritur.

Forma e Messit ka qenë shumë më e mirë këtë sezon sesa në sezonin e tij të parë si lojtar me skuadrën e kryeqytetit francez. Amerikano-jugori ka qenë më produktiv dhe aktualisht ka 13 gola dhe 14 asistime me Parisienët. PSG-ja bëri gjithçka për të zgjatur kontratën e Kylian Mbappe vitin e kaluar dhe që nga ajo kohë ka qenë e kufizuar financiarisht, kështu që duhet një sforco tjetër financiare për të vulosur të ardhmen e Messit.

Lojtari është përshtatur me jetën në kryeqytetin francez dhe nuk do ishte çudi për një sezon të tretë së bashku. Interes për 35-vjeçarin ka në Spanjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Argjentinë, por në dritë mund të dal edhe Arabia Saudite, e uritur për të marrë lojtarët më të mirë në qarkullim pas firmës me Cristiano Ronaldon.

Klan News

TI RAPORTON!

You may also like