Linjë direkte fluturimi Tiranë-Nisë, Veliaj: Mundësi për të udhëtuar më lirë

by admin
Spread the love

Në prag të hapjes së sezonit të ri turistik është shtuar një linjë direkte fluturimi Tiranë-Nisë, duke ofruar kështu një mundësi për qytetarët e huaj që duan të vizitojnë vendin tonë.

Në ceremoninë e uljes së avionit të parë të linjës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kalimi i aeroportit tek investitorët shqiptarë ka sjellë ulje të çmimit të biletave për qytetarët shqiptarë. Ai gjithashtu theksoi se po punohet për të zgjeruar terminalin edhe me 6 porta të tjera.

“Kemi parë se si në këto muaj të tranzicionit në duart e investitorëve shqiptarë, aeroporti i ka ulur tarifat dhe barrierat që e bënin shumë të vështirë ardhjen e kompanive ‘loë cost’. Në anën tjetër të aeroportit po punohet për të zgjeruar terminalin edhe me 6 porta të tjera, të cilat do të kthehen në porta ajrore për t’i dhënë më shumë mundësi për lidhje Tiranës, e sidomos djemve e vajzave të rinj të kryeqytetit tonë”, nënvizoi ai.

Kryebashkiaku shprehu bindjen se shtimi i linjave direkte të fluturimit do të ndihmojë dhe në ndryshimin e perceptimit të imazhit për vendin tonë. “Këtë vit, kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, duam ta hapim qytetin ndaj të gjithë atyre që duan ta vizitojnë, që pasi ta kenë vizituar Tiranën, të kthehen në vendin e tyre me mendim ndryshe për vendin tonë. Shpresoj shumë që kjo përpjekje për të shtuar këto fluturime, sidomos tre fluturimet e reja Paris, Nisë dhe Lion, të jetë një mundësi për të ndryshuar mentalitet, jo vetëm për ne, por edhe për ata që vijnë nga bota frankofone, për të parë se Tirana ka ndryshuar”, theksoi  Veliaj.

You may also like