Lindita Nikolli mesazh për Ditën e Punëtorëve: Shqiptarët njerëz të punës të ndershme

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka ndarë një mesazh urimi me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Nikolla ka theksuar se përgjegjësia politike shumëfishohet, për të arritur kushte sa më të denja pune dhe paga të mira për punëtorët.

Sipas saj, historia e vërtetë e Shqipërisë është historia e njerëzve të punës, të cillët me modelin e tyre të të punuarit me nder i japin jetë vendin tonë.

Postimi:

“Sot është Dita e mirënjohjes ndaj punëtorëve. Ndaj thjeshtësisë e madhështisë së njerëzve të punës.
Atyre që ditë pas dite, në heshtje, me mundin, durimin dhe talentin e tyre, ndërtojnë jetën e familjeve dhe të ardhmen e fëmijëve. Historia e vërtetë e Shqipërisë është historia e njerëzve të punës. Që lodhen, kontribuojnë dhe dalin në pension, duke u trashëguar brezave shembullin e tyre. Që me modelin e tyre të të punuarit e të jetuarit me nder, i japin jetë Shqipërisë.

Prandaj, sa më të denja të jenë kushtet e punës dhe paga e punëtorëve, aq më e fortë bëhet ekonomia. Sa më i fortë të jetë dhe sa më shumë të dëgjohet zëri i tyre, aq më e drejtë bëhet shoqëria. Si legjislatore dhe Kryetare e Kuvendit, sot ndjehem më shumë e detyruar, për ligje më të mira për njerëzit, botën e punës dhe nevojat e familjeve punëtore. Përballë njerëzve të punës, që krijojnë të mirat për familjet e tyre dhe për Shqipërinë, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet”, shkruan Nikolla.

You may also like