Lindita Nikolla bën njoftimin me rëndësi dhe zbardh lëvizjen e radhës për emrin e kandidatit

by admin
Spread the love

Digjet raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Opozita nuk solli asnjë kandidaturë në atë që u përcaktua si shansi i fundit nga maxhoranca për të propozuar kandidat për Kreun e ri të Shtetit.

Votimi i tretë konsiderohet i mbyllur”, u shpreh kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ndërsa shtoi se Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet për të caktuar datën e votimi të katërt për zgjedhjen e presidentit.

Në raundin e katërt maxhoranca ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament. Në raundin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, çka do të thotë se maxhoranca i ka votat.

You may also like