Lind fëmija i parë afgan në Shqipëri, Rama: Mesazh i vazhdimësisë së jetës

by admin
Spread the love

Ka lindur në Shqipëri fëmija i parë afgan, që kur prindërit e tij braktisën vendin e tyre për të ardhur në vendin tonë pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetetet sociale, ku ka postuar dhe një foto të fëmijës që do të quhet Albi.

Krahas fotos, kreu i qeverisë shkruan se prindërit e tij zgjodhën lirinë duke ardhur nga Afganistani në Shqipëri dhe lindja e fëmijës tregon vazhdimësinë e jetës në kohë të vështira,

“Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi. Ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira”,-shkruan Rama./Opinion.al

Si mendoni se do shkojë situata në PD:

Sondazh

 

You may also like