Ligji për siguri bujqësore hyn në procedurë qeveritare

by admin
Spread the love

Ligji për siguri bujqësore është gati dhe hyn në procedurë qeveritare, paralajmëroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Nikollovski sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se dje kanë përfunduar konsultimet finale me ministrin e Financave dhe se është definuar modeli.

“Nëpërmjet këtij ligji për siguri bujqësore, u mundësojmë bujqve të rikthejnë besimin tek kompanitë për të siguruar sa më shumë kulturat bujqësore. Shifrat për përdorimin e masës nga Programi i Zhvillimit Rural janë dërrmuese. Rreth tre për qind e bujqve sigurojnë prodhimin e tyre. Kjo për shkak se besimi te kompanitë ka humbur. Kemi bërë një ligj të ri dhe besoj se Kuvendi do ta miratojë këtë ligj dhe se do të bëjmë një reformë të re në sigurinë bujqësore që do të jetë një nxitje edhe më e madhe për bujqit që të marrin kompensim kur ndodhin dëme”, tha Nikollovski.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like