Ligji për lojëra të fatit kalon në Komisionin parlamentar – Arbër Ademi, amendamentet e VMRO-DPMNE-së të shkruara nga kazinotë!

by admin
Spread the love

Sot deputetët e shumicës përfunduan debatin, kurse sic percjell KlanM deklaratën e Arbër Ademit nga BDI-ja, ata të cilët akuzonin se nuk ka debat, as që u paraqitën për fjalë. Për tri ditë me radhë, ashtu sic e parasheh rregullorja e punës së Kuvendit, u organizua debati për propozim ligjin për lojërat e fatit dhe për tri ditë me radhë nuk pat të interesuar nga VMRO-DPMNE që të diskutojnë.

“Atë që janë duke e bërë me Komisionin për Financa dhe Buxhet, për më tepër se tre vite, duke ua pamundësuar deputetëve që të debatojnë e propozojnë për propozimligjet që kanë të bëjnë me lojërat e fatit, ku tre sosh janë në procedurë, disa prej tyre gati tre vite në procedurë, ajo u vërtetua edhe këtyre ditëve edhe sot. Mjafton të shikoni amendamentet e tyre se kush I ka përgatitur, me kërkesën e kujt janë përgatitur, pra me kërkesën e kazinove dhe bastoreve” – tha në një prononcim për media, Arbër Ademi nga BDI-ja.

Grupi parlamentar I BDI-së është në anën e qytetarëve e fëmijëve tanë që janë nëpër shkolla, tha Arbër Ademi, duke potencuar, sic njofton KlanM, se duhet sa më larg t`i kemi këto objekte të lojrave të fatit, të cilët po e rrjepin qytetarin tonë.

“Pra, sot ishte dita e tretë dhe e fundit dhe në këto momente sapo e përfunduam seancën e Komisionit për Çështje Evropiane ku fare nuk pati të interesuar nga opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE që të diskutojë për këtë ligj. Por, përkundrazi pati kërkesa të tyre të dorëzuara në formë të shkruar të përgatitura pikërisht nga kazinotë që të vazhdojnë edhe më tutje të rrjepin qytetarët. Pra, gjithcka është e qartë, turpi shihet se cilat interesa qëndrojnë pas një qasje të këtillë, le të gjykojnë vet qytetarët” – – tha Arbër Ademi nga BDI-ja.

Ndryshe, sic njofton KlanM, ndryshimet e ligjit parashikojnë që bashkëpunëtorët e shoqatës së ka dorëzuar kërkesë për licensë ose që duan të hyjnë në shoqatën që posedon licensën për lojëra fatu, duhe të keni reputacionin, kure hapësirat afariste ku organizohen lojrat e fatit në bastore ose automat-klub, të jenë në disatncë prej së paku 500 metrave nga shkollat./KlanMacedonia

You may also like