Ligji i për amnisti ndaj të dënuarve për 27 prillin, para deputetëve

by admin
Spread the love





Në rendin e ditës të seancës së sotme të 106-të në Kuvend është propozim ligji për amnistinë e personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, si dhe propozim ligji për amnisti, të dy me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu deputetët do të shqyrtojnë propozimin për zgjedhjen e gjykatëses Elizabeta Dukovska nga Gjykata e Apelit Shkup për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dukovska është propozim i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për gjyqtare të re kushtetues. Ajo është gjyqtare që nga viti 2004, ka punuar në dy gjykatat themelore në Shkup si gjyqtare për falimentim, ndërsa nga viti 2009 është gjyqtare në Apelin e Shkupit si gjyqtare civile në departamentin komercial.

Para deputetëve janë propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurime shëndetësore, si dhe propozim ligji për plotësimin e ligjit për barnat dhe pajisjet mjekësore, të dy në procedurë të shkurtuar.

Deputetët gjithashtu do të diskutojnë edhe për pikat si propozim ligji për lojërat e fatit, propozim ligji për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimin e marrëveshjes për tregti të lirë në mes RMV-së dhe Ukrainës.







Artikulli paraprakNoizy kërkon përkrahje për Stresin në finalen e Big Brother VIP Kosova
Artikulli tjetërArrestohet kryebashkiaku i Bulqizës, Prokuroria e Posaçme SPAK jep detaje




You may also like