Liga e Kampionëve/ Anglezët me një këmbë në gjysmëfinale, Atletiko shumë larg fitores. Ja kë favorizojnë bastet

by admin
Spread the love

Benfika-Liverpul dhe Mançester Siti-Atletiko Madrid janë sfidat që do të luhen mbrëmjen e sotme në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kompanitë e basteve kanë nxjerrë kuotat për këto ndeshje.

Liverpuli u pa dukshëm favorit që në momentin e hedhjes së shortit dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe në baste. Skuadra e Jurgen Klop kuotohet me koeficientin 1,4. Barazimi arrin në koeficientin 4,75 ndërsa fitorja e Benfikës me 7,5.

Në sfidën tjetër që pritet të jetë më e luftuar në letër, sipas kompanive të basteve është e kundërta. Mançester Siti kuotohet me një koeficient më të ulët se Liverpuli dhe pse ka një përballje më të fortë. 1,3 është koeficienti i vendosur për skuadrën e Guardiolës, ndërsa fitorja e Atletikos arrin në kuotën e lartë prej 12. Barazimi është i njëjtë si i Liverpuklit me koeficientin 4,75.

You may also like