Lidhja e Sindikatave thirrje për protestë më 1 maj

by admin
Spread the love




Lidhja  e Sindikatave ka paralajmëruar protesta me rastin e 1 majit, Ditës së Punëtorëve. Nën moton  “Punëtorët janë shteti”  sindikalistët do të protestojnë përr shkak të  padrejtësive që ndodhin ndaj tyre. Potesta do të nisë në orën 12:00 para godinës së Shoqatës së Sindikatave të Maqedonisë.  “Mendojmë se rritja e pagave të zyrtarëve për 78 % ose 2.000 denarë në ditë, vendosja e 12 orëve pune për një numër të madh të punëtorëve, fakti që i kanë gënjyer punëtorët shëndetësorë dhe se nuk janë rritur pagat e tyre, se nuk kanë lidhur kontratën e përgjithshme kolektive për një sektor publik me të cilin çdo punonjës do të ketë të drejtën e K-15, janë motiv i mjaftueshëm dhe më shumë se arsye për të dalë në protestë në rrugë dhe për të shprehur pakënaqësinë”, thonë nga LSM. “Të gjithë së bashku, punëtorë, sindikata, qytetarë dhe sindikalistë, duhet të qëndrojmë dhe të tregojmë unitet dhe solidaritet dhe të parandalojmë synimet dhe politikat e këqija të qeverisë”, thonë nga lidhja e sindikatave.


You may also like