Lidhja e Prizrenit bën bashkë liderët shqiptarë – Shqip

by admin
Spread the love

Të shtunën në Prizren u shënua 145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit.

Në ceremoninë festive morën pjesë liderët shtetërorë nga Kosova e Shqipëria.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, derisa theksoi rëndësinë e ngjarjes, tha se ai tubim ishte rezistencë kundër copëtimit të tokave shqiptare.

E për partneritetin e mirë me aleatet që u tha se u trashëgua, Vjosa Osmanit e liderëve të tjerë shtetërorë u shkoi një porosi.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj kërkoi më shumë unitet. Amerikën e edhe evropianet i përmendi edhe kryeministri Albin Kurti, teksa kërkoi besnikëri në mes Kosovës e Shqipërisë.

Krejt këto që i thanë liderët i dëgjuan jo pak qytetarë që erdhën t’i shohin ata e edhe festojnë bashkë.

Për shumë nga këta që të shtunën qëndruan në Prizren, “mbledhia” e viti 1878 kur 300 delegatët shqiptarë vendosen të mbrojnë tokat e tyre, është po aq e vlefshme sa data 28 nëntor e 17 shkurt.

You may also like