Liderët e BE-së diskutojnë sot në Granada të Spanjës për emigrimin dhe të ardhmen e bllokut

by admin
Spread the love

Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen të premten në Granada të Spanjës për të diskutuar për çështjet më sfiduese për bllokun: migrimin, zgjerimin dhe gjeopolitikën.

Muajve të fundit është vërejtur rritje e numrit të emigrantëve në Bashkimin Evropian. Mirëpo, pavarësisht përparimit të arritur në negociatat për një reformë, migrimi mbetet temë që shkakton ndasi të thella brenda bllokut evropian.Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të bisedojë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në margjina të takimit, pasi Meloni është shprehur e habitur me ndihmën financiare gjermane për organizatat civile që shpëtojnë emigrantët në zonën e Mesdheut.

Mbetet të shihet nëse liderët e BE-së do të mund të pajtohen për një deklaratë të përbashkët për migrimin, pas tentimit të fundit të dështuar në qershor. Një tjetër temë në agjendë është zgjerimi dhe idetë e ndryshme për reforma potenciale, në mënyrë që blloku të mbetet operacional nëse BE-së i shtohen më shumë vende.


Top Channel

You may also like