LIBAN – Një lider ushtarak i Hezbollahut vritet pas sulmit ajror izraelit

by admin
Spread the love



BEJRUT, 8 janar /ATSH-AFP-ANSA/ – Një zyrtar i lartë ushtarak pro iranian i Hezbollahut u vra në një sulm ajror izraelit që synoi makinën e tij, tha një zyrtar libanez i sigurisë.

Ai shtoi se ngjarja ndodhi sot në Libanin Jugor.

Sipas medias së Bejrutit, Wissam Tavil, një anëtar i së ashtuquajturës Partia e Zotit, u vra në një sulm ajror izraelit në Kherbet Selem, një vendndodhje 20 kilometra në veri të vijës ndarëse me Izraelin.

”Ky lider ushtarak i cili luajti një rol udhëheqës në drejtimin e operacioneve ushtarake në jug, u vra nga një sulm izraelit në fshatin Kherbet Selm, rreth 20 kilometra larg kufirit me Izraelin”, tha ky zyrtar që kërkoi anonimatin.

Tavil ishte një nga menaxherët e operacioneve të Hezbollahut në Libanin Jugor dhe  drejtonte një seksion të forcave speciale të Hezbollahut, të quajtura ”Forcat Radwan”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalluku: Porti i ri i Durrësit, nyje lidhëse në Mesdhe


You may also like